Ekipi i Partizanit në basketboll për meshkuj do të luajë të shtunën me 8 prill me fillim prej orës 18:00 sfidën e parë kundër skuadrës së Apolonisë së Fierit për të synuar rikthimin në kategorinë superiore të basketbollit shqiptar për sezonin 2023-24, aty ku edhe e ka vendin ekipi me më së shumti trofe në historinë e basketbollit shqiptar.

Ndeshja do të zhvillohet në pallatin e sportit “Flamurtari” në Vlorë, aty ku skuadra fierake zhvillon ndeshjet e saj vendëse.

Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Erdal Borova e ka mbyllur kampionatin e Kategorisë së Parë duke u renditur të dytët në klasifikim me 18 pikë (7 fitore në 11 ndeshje), ndërsa skuadra e Apolonisë është renditur në vendin e pestë në Superligën e meshkujve me 27 pikë (7 fitore në 20 ndeshje).

Basketbolli i meshkujve është skuadra e kuqe më e suksesshme me plot 33 tituj kampion dhe 16 trofe të Kupës së Shqipërisë, prandaj pjesëmarrja në Superligë është detyrim.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin