Partizani nuk do të jetë i plotë në javën e ardhshme të Superligës kur të kuqtë do të përballen me Egnatian në transfertë, të hënën në orën 15:00.

Mungesë e sigurt do të jetë ajo e brazilianit Victor Da Silva, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në transfertën e fituar të Durrësit, dhe për këtë arsye do të jetë i pezulluar për këtë përballje.

Ndërkohë mbeten në dyshim edhe futbollistët që munguan në Durres, Atanaskoski, Telushi dhe Maguette. Stafi mjekësor i klubit të kuq do të bëjë të pamundurën që të rikuperojnë në kohë.

Përballja e së hënës ndaj Egnatias së vendit të tretë është një transfertë tejet e rëndësishme në kuadrin e betejës së të kuqve drejt titullit kampion.

Ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit të skuadrës vendëse nga ana e komisionit të disiplinës.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin