Që prej fillimit të sezonit deri në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit, trajneri i Partizanit Colella është pyetur për mundësinë e ndryshimit të modulit të lojës.

Në ndeshjen ndaj krutanëve, e kaloi ekipin për herë të parë me modulin klasik 4-3-3 dhe të kuqtë u shfaqën një ekip mjaft i bukur me lojë të rrjedhshme e sulmuese.

Kjo duket se i ka ndryshuar mendjen italianit që pritet të përdorë të njëjtën skemë edhe në ndeshjen e sotme me Teutën në “Niko Dovana”.

Tekniku italian do t’i besojë portën Bekim Rexhepit, ndërsa mbrojtja do të përbët nga katërshja e ndeshjes së fundit: Buxhelaj, Sota, Preka e Hadroj.

E paqartë duket situata për aktivizimin apo jo të kongolezit Massanga Matondo, i cili i është bashkuar me vonesë skuadrës pas impenjimit me kombëtaren e vendit afrikan. Trajneri Colella në intervistën e fundit para ndeshjes la të kuptohej se vendimi për të mund të meret në çastet e fundit. Mesfushori 23-vjeçar është padyshim ndër futbollistët me formën më të mirë sportive në skuadër përderisa u shpall edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes Sudani Jugor-Kongo.

Në rast mosaktivizimi të Massanga Matondo, në mesfushë krah Rrapajt dhe Muratajt me shumë mundësi do të luajë Sabit Bilali.

Bruno Telushi, David Atanaskoski dhe Maget Gueje nuk ia kanë dalë të rikuperohen për këtë ndeshje.

http://www.panorama.com.al/sport/kater-mungesa-por-skema-nuk-ndryshon-ja-si-pritet-te-rreshtohet-partizani-perballe-teutes/

http://www.panorama.com.al/sport/skema-djeg-hotin-e-da-silven-ja-si-pritet-te-rreshtohet-partizani-ne-ndeshjen-me-teuten/

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin