Partizani në basketboll për femra ka vazhduar rezultatet pozitive në kampionatin shqiptar duke mposhtur skuadrën e Universitetit Barleti me rezultatin 100:25 (26:6; 26:6; 21:5; 27:8).

Vajzat e kuqe të drejtuara nga Eliverta Bujari kanë dominuar të gjithë çerekët e takimit duke mos e vënë në dyshim për asnjë moment fitoren përballë “universitareve” të trajnerit Klarend Dedaj. Laconia Lavette Edwards me 20 pikë e 5 kërcime dhe Rehema Onawa Franklin me 20 pikë e 4 kërcime ishin lojtaret më efikase për Partizanin, ndërsa Neda Uka me 10 e 16 kërcime pikë ishte më e dalluara e skuadrës së Barletit.

Me këtë fitore Partizani konsolidon pozitën e tretë në renditjen e Kategorisë së Parë të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra, pozitë kjo që siguron biletën për pjesëmarrje në garat e fazës “play off” të sezonit 2022-23.

Skuadra e basketbollit të femrave të Partizanit tradicionalisht nuk ka pasur të njëjtin sukses si meshkujt (33 herë kampion kombëtar) duke qenë se numëron vetëm nje titull kampion të fituar (në vitin 1989), por së fundmi janë kthyer në një protagoniste dinjitoze duke fituar Kupën e Shqipërisë në vitin 2021, si dhe duke triumfuar në edicionin e dytë (sezoni 2022-23) të Ligës Unike (kompeticionit të përbashkët të skuadrave elite nga Shqipëria dhe Kosova), e që njëherit është edhe suksesi më i madh i Partizanit në basketbollin e femrave.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin