Konferenca për shtyp e trajnerit Giovanni Colella në prag të takimit ndaj Teutës

Gjendja e skuadrës?

Colella: Situata është pak a shumë e mirë, kemi problemet tona të vogla, por në përgjithësi është e mirë.

Teuta?

Colella: Teuta është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë për këtë fazë, ndaj sigurisht është një kundërshtar i nivelit të lartë.

Çfarë mund të kenë ndryshuar nga ndeshja e fundit ndaj Teutës?

Colella: Flas pë skuadrën time pasi për ata nuk mund të flas, por është një kundërshtar që ka grumbulluar shumë pikë. Përsa i përket skuadrës sonë, prej muajit janar kemi gjetur një stabilitet, më shumë ekuilibra.

Massanga Matondo do të jetë i gatshëm për Teutën?

Colella: Matondo sot i është bashkuar skuadrës. Do flas me të dhe më pas mund t’ju jap një përgjigje. Sigurisht që një lojtar luan për ekipin përfaqësues ka merita dhe kjo vlerësohet pozitivisht, por më pas ka shumë rëndësi se si sillet me personat. Mua më intereson se si ky lojtar luan për Partizanin.

Gjendja e lojtarëve të tjerë të grumbulluar në ekipet përfaqësuese?

Colella: Fatmirësisht dy lojtarë ishin në Turqi dhe nuk kanë pasur probleme me linjat ajrore, ndërsa një tjetër ishte në Poloni dhe u bashkua një ditë më pas. Nuk kemi probleme fizike sa i takon lëtyre futbollistëve.

Lufta për titull do të jetë mes Partizanit dhe Tiranës?

Colella: Po bej profesorin e matematikës, kemi 10 ndeshje janë 30 pikë, edhe mund të biem, ka lohë. Vazhdoj të mendoj që ne garën për titull s’jemi vetëm me dhe Tirana, por dhe elipe të tjera. Pas 4-5 ndeshjesh mumd të ndrushoj mendim.

Deklaratat e Osmanit?

Colella: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët dhe nuk dua ti komentoj aspak. Fatmirësisht jetojmë në një botë ku çdokush jep mendimin e tij, më intereson më shumë të mos flas budalliqe dhe të mos reagoj kur të tjerët flasin.

Titulli kampion me Partizanin do të ishte arritja më e madhe në karrierën tuaj?

Colella: Sigurisht po. Pasi në pak raste në karrierën time si trajner kam pasur rastin të drejtoj skuadra që kanë patur kualitet për të fituar kampionate. Me kohën unë kam pasur fatin të drejtoj një skuadër të fortë si Partizani dhe ndoshta jam përmirësuar pak edhe unë. Unë gjithmonë i arrij pak më vonë gjërat, por kur arrij, qëndroj.

Sembene është në planet tuaja?

Colella: Është ai që duhet të jetë në planet e tij, jo të miat. Nëse Sembene sillet mirë, stërvitet mirë, do të jetë gjithnjë një lojtar i Partizanit. Kjo vlen për Sembenen, për të gjithë edhe ata që grumbullohen me ekipet përfaqësuese. Nëse djemtë punojnë mirë, sillen mirë për mua janë të gjithë lojtarë të Partizanit.

Komentoni!