Guerrils drejt Durrësit

Tifozët e kuq pritet të jenë të shumtë në numër në transfertën e së shtunës përball Teutës së Durrësit, në ndeshjen kryesore të javës së 27-të të Superligës.

Ultras Guerrils 08-09 do të udhëtojnë në menyrë të organizuar për të ofruar përkrahjen e parezervë dhe të pakusht ndaj skuadrës, Ashtu siç kanë bërë në vazhdimësi në çdo ndeshje prej 13 vitesh tashmë.

Grumbullimi do të fillojë prej orës 15:30 tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”.

“Takohemi prej orës 15:30 tek Pallati i Sportit, dhe nisemi sëbashku për transfertën e radhës. Çdo ndeshje që kalon shtohet rëndësia dhe afrohemi drejt objektivit final! Hajdeni t’gjith! Forca Partizan!”, thuhet në kumtesën e Ultras Guerrils.

Stadiumi i qytetit të Durrësit “Niko Dovana” është “shtëpia e preferuar buzë plazhit” për tifozët dhe sportdashësit e Partizanit. Këtë e dëshmon më së miri tradita e pranisë masovike e tifozërisë së kuqe në ndeshjet e zhvilluara në këtë stadium në dekadën e fundit, jo rrallë duke tejkaluar edhe numrin e tifozërisë së skuadrës vendëse.

Në veçanti kur përballjet kanë qenë të rëndësishme për fatin e sezonit, ashtu siç është edhe ndeshja e së shtunës së 1 prillit, e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore.

Komentoni!