Trajneri i Partizanit Giovanni Colella është shpallur trajneri më i mirë i muajit Mars nga ana e platformës televizive që transmeton kampionatin shqiptar, “Oversport”.

Tekniku 56-vjeçar ka udhëhequr të kuqtë drejt dy fitoreve dhe një barazimi në ndeshjet e kampionatit përfshirë këtu edhe fitoren në derbin e kryeqytetit.

“Në planin personal është një vlerësim shumë i rëndësishëm, për më tepër pë faktin që e kam marrë në një vend që nuk është i imi. Kjo e bën dyfish më të rëndesishëm”, ka thëne Colella në intervistën për “Oversport” me rastin e pranimit të çmimit.

Kujtojmë se italiani kishte vënë më dyshim qëndrimin e tij në krye te skuadrës së kuqe në fillim të këtij muaji, por insistimi i drejtuesve të skuadrës bëri që ai të qëndrojë. Një vendim që ka rezultuar i drejtë duke qenë se skuadra kryeson kampionatin.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin