partizani teuta basketboll meshkuj

Skuadra e basketbollit të meshkujve të Partizanit e ka mbyllur me fitore sezonin 2022-23 të Kategorisë së Parë duke mposhtur sot në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi” skuadrën e Elbasanit me rezultatin e thellë 90:69 (26:23; 12:16; 22:14; 30:16).

Për skuadrën e kuqe të drejtuar nga trajneri Erdal Borova në këtë përballje kanë spikatur Kejdi Gjore me 32 pikë, Abdul Gjyzeli me 18 pikë të shënuara e 6 kërcime, Jumious Tornelus me 15 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, si dhe Skerdi Jareci me 10 pikë, 9 kërcime e 7 asistime.

Pë skuadrën mike të trajnerit Fabjan Gjuka më të efektshmit ishin Alban Cela (18 pikë, 6 kërcime, 2 asistime), Samuel Skendaj (18 pikë, 5 kërcime) dhe Bruno Skendaj (16 pikë, 3 kërcime).

Partizani e mbyll kampionatin e Kategorisë së Parë të basketbollit për meshkuj duke u renditur i dyti me 18 pikë (7 fitore në 11 ndeshje) pas Flamurtarit të Vlorës me 21 pikë (10 fitore në 11 ndeshje).

Sfida e radhës për basketbollistët e Partizanit do të jetë faza e “play out” me skuadrën e renditur në vendin e 5-të të Superligë, Apoloninë e Fierit, me të cilën do të diskutojnë biletën e fundit për pjesëmarrje në kategorinë elite të basketbollit shqiptar për sezonin 2023-24.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin