Pamje nga transferta e fundit e Durrësit (22.10.2022)
- Ultras Guerrils 08-09 nuk do të mungojnë as në këtë përballje për të ofruar përkrahjen e tyre maksimale dhe të pakusht skuadrës, ashtu siç kanë bërë në vazhdimësi prej 13 vitesh tashmë;
- Përballja zhvillohet në një ditë fundjave, e zakonshme për një ndeshje futbolli, siç i ka rastisur rrallë skuadrës së Partizanit në ndeshjet e vitit kalendarik 2023;
- Afërsia gjeografike e qytetit të Durrësit që mundëson udhëtim të lehtë për këtë transfertë të tifozëve dhe sportdashësve edhe me automjetet e tyre private.
- Ndeshja e së shtunës është e rëndësisë së jashtëzakonshme për pretendimin e Partizanit për të fituar trofeun e 17-të të Kampionatit Kombëtar.
- Fitorja është më e thjeshtë me prezencën e lojtarit e 12-të, të vetmit që është i përjetshmi te Partizani.
