
Partizani do të udhëtojë i plotë drejt Durrësit. Shqetësimet fizike të Telushit, Menish dhe Maget tashmë janë tejkaluar dhe trajneri Colella do të ketë të plotë grupin në dispozicion për këtë përballje të rëndësishme.
Të kuqtë synojnë fitoren në “Niko Dovana” përballë Teutës në ndeshjen e javës së 27-të të Kategorisë Superiore, sfidë që zhvillohet ditën e shtunë në orën 18:00.
Partizani kryeson klasifikimin e kampionatit pas 26 javësh me 44 pikë. Numër të njejtë pikësh në klasifikim ka edhe Tirana, por të kuqtë kryesojnë për shkak të dominimit në ndeshjet direkte ndërmjet dy skuadrave.