Telushi, Maget dhe Menish në dyshim për ndeshjen me Teutën

Tre futbollistë janë në dyshim nëse do të jenë të gatshëm për të qenë në dispozicion për ndeshjen e javës së 27-të të Superiores përballë Teutës në “Niko Dovana”, që zhvillohet të shtunën në orën 18:00.

Bëhet fjalë për Bruno Telushin, Josef Menish dhe Maget Gueje, të cilët kanë shfaqur probleme fizike dhe janë stërvitur të veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës në ditët e fundit.

Mbetet për t’u parë nëse treshja në fjalë do të arrijnë të rekuperohen deri të shtunën.

Ndërkohë lajm i mirë është tejkalimi i problemeve shëndetësore të Arinaldo Rrapaj, i cili u aktivizua në miqësoren ndaj skuadrës së Luzit.

Komentoni!