Asani: Një ditë do të kthehem te Partizani

Tifozët e Partizanit i njihnin prej kohësh kualitetet e tij si futbollist dhe jo më kot ishte një nga benjaminët kryesor të Partizanit të titullit të 16-të.

Por për të bindur një Shqipëri të tërë kanë mjaftuar 70 minutat e debutimit me kombëtaten shqiptare në përballjen kundër Polonisë me 27 mars.

Shkupjani që numëron 123 paraqitje (27 gola, 19 asiste) në katër sezonet e tij si “dem i kuq”, kohë në të cilën ishte ndër protagonistët e fitimit të kampionatit 2018-2019, ka shfaqur edhe njëherë dashurinë për fanellën e kuqe të Partizanit.

“Një ditë do të kthehem patjetër te Partizani sepse kam kaluar shumë vite aty dhe kam qenë gjithmonë i lumtur. Të them të drejtën është si një familje ime e dytë dhe do të kthehem dhe do të jap prapë maksimumin. Gjithsesi, një ditë do të kthehem se ia kam kaluar shumë mirë dhe sidomos tifozët e kuq, më mungojnë shumë”, ka thënë Asani në një intervistë për “Panorama Sport”.

Komentoni!