Superliga e volejbollit të meshkujve ka mbyllur të shtunën takimet e sezonit të rregullt, me sfidat e javës së 14-të të kampionatit. Kryendeshja e javës ishte derbi i kryeqytetit ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, sfidë e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Vetëm pak ditë pasi i kishin dhënë leksion Erzenit, “demat” e Ylli Tomorrit likuidojnë lehtesisht edhe bardheblutë me rezultatin e pastër 3-0.

Një sukses i merituar nga Partizani, që e përfundon kampionatin në vend të parë, por mbi të gjitha konfirmon formën e shkëlqyer në momentin më deciziv të sezonit, ku dhe do të vendosen fatet e titullit kampion.

Për sa i përket ndeshjes, Partizanit i mjaftuan 90 minuta lojë për të siguruar 3 pikët, duke u shfaqur superior në parket ndaj Tiranës. Pas një fillimi disi më të mirë nga bardheblutë, Partizani gradualisht mori kontrollin për ta fituar setin e parë 25-19.

Seti i dytë ishte më spektakolari i të gjithë ndeshjes, i denjë për një derbi. Set që shkoi me disa pikë shtesë, ndërsa në fund me një bllok fitues nga Ozokye, Partizani triumfoi 30-28.

Në setin e tretë dominimi i të kuqve ishte më i dukshëm, duke u përkthyer në shifrat 25-20, ndërsa protagonisti i pikës së ndeshjes ishte Andreu Flores. Për sa u përket paraqitjeve individuale, në suksesin e Partizanit spikatën Iuzuçuku Oforah me 19 pikë dhe Andreu Flores me 15.

Tani kampionati i le vendin fazes play-off.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin