Superliga e volejbollit të meshkujve ka luajtur të premten ndeshje për javën e 13-të. Partizani kryesues mundi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 1-3.

Vendësit i befasuan kryeqytetasit në setin e parë, për ta fituar këtë fraksion 25-20 me pikën finale nga Musaka.

Partizani reagoi menjëherë, teksa skuadra e Ylli Tomorrit i korrigjoi gabimet për t’i fituar bindshëm tri setet e radhës në shifrat 16- 25, 12-25 dhe 20-25.

Oforah me 21 pikë dhe Ozokye me 18 ishin lojtarët më efikasë në sulmin e te kuqve, të cilët me këtë sukses shkojnë në kuotën e 33 pikëve, duke i ruajtur pozitat në vendin e parë.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin