Partizani fiton Ligën Unike në basketboll femra

Partizani është fituesi i edicionit të dytë të Ligës Unike në basketbollin e femrave.

Të kuqet e trajneres Eliverta Bujari bënë një paraqitje fantastike në finale, duke mundur Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 61-72 (13-17, 20-25, 10-14, 18-16).

Një ndeshje e shkëlqyer nga kryeqytetaset, të cilat ishin në kryesim thuajse gjatë të gjithë kohës, për ta mbyllur me festë në pallatin e sportit “Flamurtari”.

Te Partizani u dalluan Hanna Brych me 11 pikë e 11 kërcime dhe Jomyra Mathis me 22 pikë. Hanna Brych u shpall MVP e turneut, ndërsa në pesëshen më të mirë të turneut ishin: Sarah Mgbeike e Prishtinës, Aulona Muhadri e Bashkimit, Sophia Jackobsson dhe Samra Omerbasic të Flamurtarit dhe Lasonja Edëards e Partizanit.

Kështu evenimenti mbarëkombëtar ul siparin e një sezoni të bukur, ku ndryshe nga meshkujt, në radhët e femrave ekipet e Shqipërisë konfirmuan që jo vetëm mund të luajnë si të barabarta me ato të Kosovës, por madje edhe mund të fitojnë.

Lexoni me shume per historine e Partizani ne basketboll per meshkuj dhe femra.

Komentoni!