Partizani ka luajtur sot ndeshjen e kthimit ne Kupe ku fitorja ishte e domosdoshme. Por edhe pse kane arritur te fitojne, te kuqte e mbyllin aventuren.

Vllaznia vinte me avantazhin e siguruar nga fitorja 3-1 në ndeshjen e parë, ndaj Partizani ishte ai që kërkoi më me ngulm golin që në startin e sfidës. Të kuqtë sulmuan dhe iu afruan disa herë rrjetës, të cilën e gjetën pas një gabimi të prapavijës shkodrane dhe portierit Qarri, duke realizuar me Mensah.

Kjo bëri që për shumë minuta të ishte Partizani që kishte iniciativën në kërkim edhe të golit të dytë, por të kuqtë nuk ia dolën të shënonin më pasi Vllaznia mbylli hapësirat pranë portës. Në fund i erdhi në ndihmë edhe VAR i cili anuloi golin e Carës që do të hapte kualifikimin.

Vërshëllima përfundimtare pa Partizanin të fitonte 1-0, por ky rezultat nuk mjafton per te vazhduar me tej. 15-here fituesit e ktoj kompeticioni eleminohen per kete sezon.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin