Basket Femra, Partizani vetëm një pikë larg Kupës

Partizani ka bere nje paraqitje shume te mire ne finalen e basketbollit per femra, por ne fund nuk ka pesuar nje humbje minimale me vetem nje pike diference, 74-73.

Ashtu siç edhe e tregon rezultati, ndeshja ishte mjaft e fortë dhe u deshën vetëm sekondat e fundit për të përcaktuar fituesin. Partizani e nisi takimin shumë më mirë, duke befasuar me disa pikë radhazi dhe duke vendosur menjëherë epërsinë dhe diktatin në lojë.

Entuziazmi te kryeqytetaset ishte i dukshëm, të cilat të shoqëruara edhe me dëshirë e organizim e mbyllin 10- minutëshin e parë me 13 pikë avantazh. Por në çerekun e dytë Flamurtari “zgjohet” dhe menjëherë futet në ritmin e finales. Diferenca në pikë ngushtohet ndjeshëm, por jo aq sa të përmbyset rezultati.

Pas pushimit loja është e barabartë dhe në shumicën e kohës janë lojtaret e Partizanit që udhëheqin ngushtë. Ka dinamikë, agresivitet dhe lojë të bukur, elemente këto të denja për një ndeshje finale.

Edhe në periodën e fundit janë sërish vajzat e kuq që udhëheqin lehtë, por në minutat e fundit ato kanë një ngërç në lojën e tyre, duke i dhënë mundësi kundershtareve të qëndrojnë afër, madje herë pas here edhe të kalojë në epërsi.

Sekondat e fundit janë më të bukurat, pasi herë njëra skuadër herë tjetra kalojnë në epërsi të vetëm një pike. Por në fund janë vlonjatet ato që tregohen më të sakta, duke vendosur kështu duart te trofeu.

Bannister ishte me e mira ne fushe per Partizanin me 32 pike.

Komentoni!