Merkato e sulmit, del emri i Eros Grezdës

Sulmi është reparti ku Partizani do të përqendrohet më së shumti për të forcuar skuadrën, duke u nisur nga fakti që në këtë repart nuk kanë shumë opsione dhe në rast se mungon qoftë edhe një lojtar, hapet një “gropë” e madhe.

Largimi i Cvetanoskit uli numrin e opsioneve për Kolelën, që herë pas here i është dashur të eksperimentojë. Cinari eshte perfolur si nje mundesi disa dite me pare, e tani ka dale emri i Eros Grezdës, ish-sulmuesit të Kombëtares, i shumëshëtitur në disa klube me emër jashtë vendit.

Në verën e shkuar, pasi kaloi dëmtimin e rëndë në gju, Grezda firmosi me ekipin e Manisës në ligën e dytë për nga rëndësia në Turqi, opsion, të cilin e pa si një mundësi të artë për t’u ringritur në arenën e madhe të futbollit.

Gjithsesi, duket se në skuadrën e re ai nuk ka gjetur hapësira dhe ambientin e duhur për të arritur synimin e tij. Ish-sulmuesi i Reinxhers në Skoci ka luajtur në vetëm 10 ndeshje deri më tani, duke grumbulluar vetëm 231 minuta, pa arritur të shënojë apo asistojë.

Aktivizimi i paktë e bën gjakovarin të mendojë largimin nga Manisa dhe të shohë për një tjetër ekip, ku të ndihet më i rëndësishëm dhe të luajë rregullisht.

Këtë mundësi është gati, t’ia dhurojë Partizani. Përfaqësues të klubit të kuq e kanë kontaktuar zyrtarisht Grezdën, duke i prezantuar projektin e trajnerit mbi të dhe i bërë një ofertë zyrtare, shifrat e së cilës nuk bëhen ende të ditura.

Sulmuesi i djathtë ka mirëpritur propozimin e Partizanit, duke lënë gjithçka të hapur, por ka zgjedhur të mos kthejë një përgjigje, deri në momentin ë ende nuk është ndarë zyrtarisht me klubin aktual.

Paga e Grezdës është gjithashtu një ngërç mes palëve, pasi 27- vjeçari qëndron në një stad tjetër në krahasim me pagat e lojtarëve aktualë te të kuqtë.

Gjithsesi, në raste të tilla, e shkuara ka treguar se të kuqtë janë në gjendje të afrojnë lojtarë të një standardi të tillë, me Grezdën, që gjithashtu duhet të pranojë një ulje nga ana e tij.

Eros Grezda

Skeda personale
EmriEros Genc Grezda
Datelindja15 Prill 1995 (27 vjec)
VendlindjaGjakovë
Gjatesia1.80 m
PozicioniMesfushor krahu, sulmues
Klubi aktual
SkuadraManisa
Numri18
Karriera me te rinjte
2004–2010Prishtina
2010Rabotnički
2010–2011Dinamo Zagreb
2012–2013Grazer AK
2013–2014Aluminij
Karriera
SezoniSkuadraNd.(Gola)
2013–2014Aluminij29(6)
2015Zavrč11(0)
2015–2017Lokomotiva59(14)
2017–2018Osijek26(5)
2018–2020Rangers17(2)
2020–2022Osijek5(1)
2021→ Zalaegerszeg (huazim)4(1)
2022Shibenik12(2)
2022–Manisa6(0)
Kombetarja
2014–2016Shqiperia U212(0)
2017–Shqiperia13(1)

Komentoni!