Partizani ka luajtur ne Superkupën e Shqipërisë në basketboll për femra kunder Flamurtarit. Vajzat e kuqe kane bere nje loje te mire dhe kane luftuar deri ne fund, por nuk kane arritur te fitojne.

Në këtë finale përballeshin dy skuadrat që kanë edhe numrin më të lartë të lojtareve të huaja, Flamurtari me 5 dhe Partizani me 4.

Takimi nisi me rivalitet, me periodën e parë që u fitua nga vlonjatet 21-18. Në çerekun e dytë Flamurtari preku edhe avantazhin më të lartë në këtë takim, duke kryesuar 37-22, por në fund të këtij fraksioni Partizani e redukton diferencën, me ekipet që shkojnë në pushim në shifrat 39-33 për bregdetaret.

Pjesa e dytë vijon me luftë të fortë sportive, ndërsa pas 30 minutash rezultati shënon 58-53. Të kuqet e Eliverta Bujarit provojnë deri në fund, ndërsa perioda e katërt ka një rendiment të lartë në sulm nga të dyja ekipet, por Flamurtari e mbron epërsinë dhe del me triumf nga finalja.

Në fund Partizani mundet me nje diference prej shtate pikesh, 89-82.

Ka pasur edhe incidente. Amerikania Jomyra Mathis e Partizanit shpërtheu në lot teksa futej në dhomat e zhveshjes pasi eshte ofenduar nga stafi i Flamurtarit. Kjo gjë solli edhe një konfrontim gati fizikisht, por me ndërhyrjen e përfaqësuesve të FSHB-së, situata më pas u qetësua.

Lexoni me shume per historine e Partizanit ne basketboll.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin