Liga Unike Femra, Partizani pëson humbjen e parë

Liga Unike e basket bollit të femrave ka luajtur dje ndeshjet e para për javën e katërt. Partizani ka pesuar humbjen e pare ne kete jave.

Pas tri fitoreve, të kuqet e trajneres Eliverta Bujari pësuan disfatën e parë sezonale në Ligën Unike. Ato u mposhtën në Prizren nga Bashkimi me rezultatin 71- 69 (20-18, 23-10, 13-20, 15- 25) në një sfidë të luftuar deri në fund.

Gjysma e parë e ndeshjes foli për Bashkimin, që shkoi në pushim me epërsinë 43-28. Por në pjesën e dytë, Partizani e përmirësoi ndjeshëm lojën. Të kuqet u afruan deri në 2 pikë, 9 sekonda nga fundi, por pa mundur që të realizonin përmbysjen e madhe.

Aulona Muhadri me 16 pikë e 13 ribaunde ishte më e mira për prizrenaset, ndërsa për Partizanin nuk mjaftuan 22 pikët e amerikanes Antoinette Bannister, e cila ishte edhe pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes.

Mund te shikoni momente nga ndeshja me poshte:

https://www.facebook.com/ligaunikeofficial/videos/6152610681439991

Statistikat e Partizanit

Renditja

#EkipiNdFH+DifPikët
1Partizani (F)431270256147
2Flamurtari (F)330241199426
3Penza (F)422283293-106
4Bashkimi (F)413276296-205
5Tirana (F)413298326-285
6Prishtina (F)31221621424

Komentoni!