
Partizani: Rexhepi, Bitri, Sota, Hadroj, Buxhelaj, Murataj, Rrapaj, Maget, Matondo, Cara, Skuka.
Trajner: Xh. Kolela
Kukësi: Halimi, Ferreira, Ebert, Ilieski, Ndreca, Sula, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Mbarak, Haxhiu, G. Barbosa.
Trajner: Rr. Hallaçi
Minutat
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.
83’ Aksion i shkëlqyer individual i Skukës nga e djathta, ai kalon këdo që i del para, shmang edhe portierin por sheh Ebert t’i ndalë topin dy herë para se të kalojë vijën fatale.
80’ Zëvendësim i trefishtë i Partizanit me Hadrojn, Carën dhe Buxhelajn të cilët i lënë vendin në fushë Atanskoskit, Zunës dhe Sembene.
75’ Hadroj ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk mund të vazhdojë. Të kuqtë mbeten me 10 lojtarë derisa të hyjë në fushë Zuna.
69′ Shënon Basha me penallti. 2-1
67’ Penallti për Kukësin. Pas një aksioni të shpejtë për verilindorët, Bitri ndal në mënyrë të parregullt Barbosën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. Protesta të Partizanit që kërkon që VAR të shohë fillimin e aksionit ku ka një faull ndaj Carës, por gjyqtari konfirmon vendimin.
62’ Maget i lë vendin në fushë Hodos.
46′ Nis pjesa e dyte
45′ Mbyllet pjesa e pare me avanatzhin 2-0
30’ GOOOL PARTIZANI! Cara shkon në fundore në krahun e majtë, sheh Skukën që ndjek në qendër dhe pason për numrin 9, i cili gjuan dhe tund rrjetën.
25’ GOOOL PARTIZANI! Një goditje dënimi e Rrapajt bllokohet në mur, topi shkon te Bitri i cili lëshon një gjuajtje spektakolare mbi portierin e Kukësit dhe kalon në avantazh të kuqtë.
14’ Pas një harkimi në zonë, Maget provon roveshatën, por gjuajtja është e lehtë dhe përfundon në duart e portierit Halimi.
01’ Nis ndeshja në stadiumin “Partizani”.