
Formacionet
ERZENI: Xhika, Iljazi, Mehmeti, Kahrimanoviç, Kadriu, De Souza, Sadiki, Kriviç, Peposhi, Nonato, Alan.
PARTIZANI: Rexhepi, Atanaskoski, Matondo, Muarataj, Bitri, Skuka, Cara, Mensah, Sota, Hadroj, Rrapaj.
Minutat
90+9′ Barazon Erzeni. Shënon Kahrimanoviç me penallti.
90’+7’ Penallti për Erzenin, ky është vendimi pas rishikimit me VAR.
90′ Gol Erzeni. Pasi të kuqtë humbin topin në zonë, Kadriu përfiton dhe shenon.
74’ Sfida rifillon me disa ndërprerje për shkak të faulleve ndërsa terreni pak nga pak po kthehet në kushtet optimale.
70’ Rifillon ndeshja pas nderprejres. Buxhelaj dhe Januzi marrin vendin e Hotit dhe Atanaskoskit te Partizani.
67′ Furtunë mbi stadiumin ‘ Niko Dovana”, ndërpritet ndeshja.
55′ Gooooool! Skuka gjuan fluturimthi, gjen përgjigjen e Xhikës por pastaj insiston dhe pasi merr topin në të majtën, shmang portierin dhe dërgon sferën në rrjetë.
47′ Gooooooool! Hoti jep një asist perfekt për Rrapajn i cili në kufijtë e zonës gjen devijimin e duhur dhe çon sferën në rrjetë.
46′ Nis pjesae dyte
45’+2’ Skuka gabon penalltinë. Mbyllet pjesa e pare me rezultatin e barabarte 1-1.
45’+1’ Ndëshkohet me karton të verdhë trajneri Kapllani i cili kërkonte që gjyqtari të rishikonte pamjet me VAR.
45’ Ka 5 minuta shtesë.
45’ Penallti për Partizanin. Xhika ndërhyn nga Mensah dhe gjyqtaria nuk hezitojë të bëjë shenjë nga pika e bardhë.
40’ Shfaqet edhe Skuka nga e djathta e sulmit, pasimi i tij në qendër nuk gjen askënd dhe Erzeni largon rrezikun.
38’ Cara ekzekuton një goditje nga këndi nga e majta e sulmit, Xhika kontrollon gjithçka në zonë.
24’ Cara nga e djathta në fundore tenton një gjuajtje-kros por sfera kalon pasqyrën e portës pa u devijuar.
13′ Supergol i Carës nga distanca, gjuajtja me të djathtën befason Xhikën dhe barazon shifrat.
08′ Gol Erzeni me nje gjuajtje nga brenda zones pas nje goditje denimi.
01′ Nis ndeshja