Partizani godet në merkato, vjen akordi me një mbrojtës sllovak

“Panorama Sport” raporton se kur trajneri Dritan Mehmeti është pyetur nga drejtuesit se cilat janë dëshirat e tij në merkato, përgjigjja e tij ka qenë: Me ruajtjen e grupit, më duhet një qendërmbrojtës dhe një sulmues për të qenë të kompletuar.

Dhe nuk ka vonuar shumë e një nga dëshirat e trajnerit në merkato, klubi po e bën realitet. Gazeta ka mësuar se Partizani ka gjetur akordin me një mbrojtës sllovak, i cili në fundjavë pritet që t’u bashkohet të kuqve.

Pikërisht bëhet fjalë për 27- vjeçarin Jozef Menish, i cili vjen te “demat” si lojtar i lirë.

Sezonin e fundit Menish e mbylli si titullar te Zlate Moravce, në elitën e futbollit sllovak, ku ka luajtur 30 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Në të shkuarën qendërmbrojtësi ka luajtur edhe me klube në Sllovaki si Spartak Trnava apo Ruzhomberok.

Me afrimin e Jozef Menish Partizani konsiderohet “i blinduar” në qendër të mbrojtjes.

Por zërat e merkatos bëjnë me dije se pas aventurës evropiane, Eneo Bitri do të provojë një aventurë të re jashtë vendit, ndaj afrimi i sllovakut më shumë duhet parë si një hapje rruge nga klubi për shitjen e mbrojtësit beratas.

Gjithsesi, varet se çfarë rrjedhe do të marrë kjo lëvizje e mundshme e merkatos, ku padyshim e mira do të ishte që Bitri të vazhdonte dhe të shtonte sigurinë për Partizanin në sezonin e ri.

Jozef Menich

Datëlindja: 15 Shtator 1994 (age 27)
Vendlindja: Banská Bistrica, Sllovaki
Gjatësia: 184 cm
Pozicioni: Mbrojtës

SezoniSkuadraNdeshjeGola
2013–2014Kremnička
2014–2016Lokomotíva Zvolen57(3)
2016–2018Ružomberok22(0)
2018–2019iClinic Sereď25(1)
2019–2020Spartak Trnava6(0)
2020–2022ViOn Zlaté Moravce59(3)

Komentoni!