Panajot Pano në aksion

Edicioni 1964-65 i Kupes se Kampioneve vuri Partizanin perballe skuadres se njohur te FC Koln qe ishin kampionet e Gjermanise me nje diference pres 12 pikesh nga vendi i dyte, Borusia Dortmund.

Ne rradhet e skuadres ka plot lojtare te njohur te kombetares Gjermane si mbrojtesi i majte Pot, ai i djathi Shefer (kampion i botes me Gjermanine), qendermborjtesi Valden si dhe sulmuesi Overat.

Ndeshja luhet me 9 shtator 1964 ne stadiumin “Qemal Stafa”. Ka qene nje ndeshje me nje rezultat te kenaqshem por me nje persi te te kuqve qe nuk u konkretizua sic duhet me gola. Ne stadium kane qene te pranishem me shume se 20,000 mije tifoze, dhe mijera e mijera te tjere qe ndiqnin aksionin permes radios.

Partizani shperthen qe ne minutat e para dhe fiton menjehre nej goditje nga kendi. Eshte Bespalla ai qe e merr persiper, por krosi nuk shfrytezohet sic duhet. Ne vazhdim te presionit nga skuadra jone, vjen edhe nje goditje denimi shume prane zones, por edhe ajo eshte a pasusesshme.

Ne minuten e 10-te ka duartrokitje per jasharin qe gjuan me roveshiate dhe topi kalon ngjitur me shtyllen. Ne minutat 14′ dhe 15′ eshte Pano qe kroson ne zone po Jashari dhe Ndini nuk arrijne te shenojne.

Per rreth 20 minuta vazhdon presioni i skyadres se kuqe, por gjermanet mundohen te ulin ritmin e ndeshjes me nje loje te ngadalte. Loja behet disi monotone deri ne minutat e fundit te kesa pjese kur Partizani ka perseri nje raste te arte me Ndinin ne minuten e 41-te pas nje tjeter gotije nga kendi.

Pjesa e pare mbyllet pa gola, ndersa miqte jane te rrezikshem menjehere ne fillin te 45- minuteshit te dyte. Nje kundersulm i shpejte nxjerr bosh para portes Mylerin qe nuk arrin te shenoje. Partizani zgjihet pasi eviton rrezikun dhe krijon dy rate ne porten tjeter, nje me goditje denimi dhe nje tjeter me goditje nga kendi, ne minutat 48′ dhe 49′.

Ne minuten e 55-te miqte fitojen te paren dhe te fundit goditje nga kendi ne porten e Jankut, por ajo eshte pa rrezik pasi largohet nga mbrojtesit.

Bie perseri ritmi i lojes per rreth 15 minuta, deri ne minuten e 70-te kur Bespalla ka nje rast te mire per te shenuar vete, por tenton te pasoje duke i dhene fund aksionit. Ne te 77-en eshte Pano qe ka nje rast per te gjuajtur me koke.

Minutat e fundit vazhdojne me presionin e Partizanit qe kerkon golin dhe mund te vecohen dy gjuajtjet e Jasharit dhe Krajes qe krijuan rrezik ne porten e Koln. Por ndeshja mbyllet 0-0, nje rezultat qe kenaq vetem miqte.

Edhe trajneri Borici u shpreh pas ndeshjes se Partizani kishte epersi te plote, por nuk arriti te fitoje ndeshjen. Fitorja nuk u arrit pasi sulmi ne disa raste dcizive e mbajti topen me teper se c’duhet, tha ai. Kishte dhe disa pasime te pasakta ne keto raste. Gjysmembrojtesit e bene mire punen e tyre ne fazen mbrojtese tha Borici, vecse mund te merrnin plese me teper ne mbeshtetje te sulmit. Persa i perket kundershtareve, Borici tha se ata luajten mire ne mbrojtje dhe dolen disa here me kundersulme te shpejta.

Ndeshja e kthimit u mbull me fitoren 2-0 per FC Koln.

Partizani – FC Koln 0-0

Partizani: 1. Janku, 2. Deliallisi (K), 3. Shllaku, 4. Pano, 5. Frasheri, 6. Vaso, 7. Bespalla, 8. Jashari, 9. Kraja, 10. Mema, 11. Ndini. Trajner: Loro Borici.

FC Koln: 1. Shumacher, 2. Overath, 3. Weber, 4. Muller, 5. Hemmersbach, 6. Pot, 7. Regh, 8. Schafer (K), 9. Sturm, 10. Thielen, 11. Wilden. Trajner: George Knopfie

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin