
Kupa Ballkanike ishte nje kompeticion prestigjoz qe nisi ne vitin 1960 dhe luajti sezonin e fundit ne vitin 1993. Ne kete kupe merrnin pjese disa nga skuadrat me te mira te rajonit qe perfshinte Shqiperine, Jugosllavine, Rumanine, Bullgarine, Greqine dhe Turqine.
Kupa Ballkanike e klubeve ishte ne fakt kompeticioni i dyte me i rendesishem per rajonin pas Kupes se Kampioneve. Aty merrnin pjese vetem skuadrat kampione te cdo vendi. Kupa e Kupave nuk ishte dhe aq i rendesishme per vendet e Ballkanit pasi jo cdo shtet kishte rregullisht nje kompeticion Kupe ne ate kohe.
Dhe ne vitin 1970 ishte pikerisht Partizani qe ngriti kete trofe duke e bere skuadra e pare shqiptare qe fiton nje kompeticion nderkombetar. Ky eshte nje rekord qe vazhdon akoma pasi asnje skuader tjeter shqiptare nuk arriti nje triumf te tille ne Kupen Ballkanike dhe sigurisht as nje kompeticionet e tjera Europiane.
Historia e Partizanit ne Kupen Ballkanike fillon nente vite me pare ne 1961. Partizani mori pjese pese here ne kete kompeticion dhe viti 1970 ishte ai qe do te mbahet mend pergjithmone.
Ishin vite të një konkurrence të ashpër në kampionatin shqiptar, ku rivalet e Tiranës kishin brezin e Fatmir Frashërit, Ali Memës e Skënder Halilit, sa për të përmendur disa emra, e të drejtuar nga trajneri i njohur Myslym Alla.
Partizani i drejtuar nga i famshmi Loro Boriçi kishte luajtur me dinjitet të madh në kupat e Europës, duke mundur Torinon në “Qemal Stafa” në 1968, e duke rrezikuar që ta eleminonte skuadrën e shquar të Serisë A, si dhe kishte eleminuar Atvidabergun e Suedisë në 1970-1971, që të dyja herët në Kupën e Kupave.
Ishte pikërisht sezoni 1970-1971 që do të ishte një kurorëzim për të kuqtë e Loro Boriçit, pasi ata dolën edhe kampionë të Shqipërisë, ndërsa që në fillim, në gusht 1970, fituan Kupën Ballkanike.
Partizani kaloi me sukses ndeshjet e grupit, duke u ndeshur me Universitatean e Krajovës, përfaqësuese e Rumanisë, një nga ekipet më të mirë rumunë të asaj kohe, me lojtarë të tillë si Oblemenko, Deselniku, Martinoviç, Nikulesku apo Donose. Shqiptarët fituan të dyja ndeshjet nga 1-0, me gola të shëuar nga Janku. Në grup ishte edhe Slloboda e Tuzllës, skuadër boshnjake e ish-Jugosllavisë, me të cilën Partizani barazoi 1-1 jashtë fushe dhe u mund në Tiranë, me të dy golat e shënuar nga legjenda Panajot Pano.
Në finale, përballë shqiptarëve u vu Beroe e Stara Zagorës, ekipi bullgar i abonuar me Kupën Ballkanike. Në Bullgari, mori barazimin 1-1 me gol të shënuar nga Sabah Bizi, ndërsa në ndeshjen e kthimit Beroe nuk u paraqit, e kështu Partizani u shpall kampion i Ballkanit.
Ishte brezi i Panos, Shllakut, Bizit, Jankut, Seferit, Kallucit, Muhedinit, Xhafës, Bajkos apo Berishës sa për të përmendur disa prej emrave. Do të duhej të kalonin shumë kohë, që në fund të viteve 70-të e fillim të viteve 80-të, Partizani të ishte sërish kampion e të sfidonte ekipet më të mirë të kontinentit në kupat e Europës.
Kundershtari i Partizanit ne ate finale te madhe, Beroe Stara Zagora, eshte dhe skuadra me e suksesshme e ketoj komepticioni. Ata jane shpallur kampione plot kater here. Slavia Sofia dhe Rapid Bukureshti e kane fituar nga dy here, ndersa jane disa skuadra te tjera perfshi edhe Partizanin qe e kane fituar vetem nje here.
Partizani dhe Dinamo jane skuadrat shqipatre qe kane marr pjese me shume ne Kupen Ballkanike, nga pese here secila. Tirana ka marre pjese kater here, ndersa kane luajtur edhe klube te tjera si Flamurtari apo Besa.