Bekim Rexhepi firmos për Partizanin

Bekim Rexhepi do të jetë pjesë e Partizanit për tre sezonet e ardhshme.

FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me KF Shkëndijën e Tetovës për transferimin definitiv të portierit nga Shkupi, i cili ka zgjedhur të kuqtë për të vijuar karrierën në kampionatin tonë.

Lajmi u be i ditur nga klubi ne rrjetet sociale.

Gardiani 25 vjeçar ishte pjesë e Skënderbeut në formulën e huazimit nga KF Shkëndija.

Komentoni!