Partizani luan kundër Saburtalo në Europë, njihuni me kundërshtarët

Sot eshte hedhur shorti per Ligën e Konferencës ku skuadrat shqiptare kane mesuar se me ke do te luajen ndeshjet e rradhes.

Saburtalo e Tbilisit do të jetë kundërshtari i Partizanit në turin e parë eleminator te ketij kompeticioni.

“Kjo është skuadra që do të donim të shmangnim, pasi janë në aktivitet, ndërsa është edhe problemi i distancës. Ata janë një ekip i formatuar tashmë dhe do të jetë e vështirë ndaj tyre. Megjithatë, ne nuk i druhemi askujt”, ishin fjalët e trajnerit të Partizanit pas hedhjes së shortit për turin e parë të Ligës së Konferencës.

Sipas shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës, Partizani luan ndeshjen e parë më 7 korrik në Tbilisi të Gjeorgjisë, ndërsa luan ndeshjen e kthimit më 14 korrik në Tiranë.

Edhe trajneri i Saburtalo, Lasha Nozadze, foli për mediat gjeorgjiane duke theksuar se do të jetë një sfidë e fortë ndërmjet dy ekipeve.

“Të pestë rivalët kishin potencial të barabartë me ne, përveç Tre Penes të San Marinos. Ne kishim kohën e mjaftueshme për t’i studiuar kundërshtarët. Saburtalo ka gjithmonë qëllime të qarta dhe futet në fushë vetëm për të fituar. Ne do të bëjmë çmos për t’i fituar të dyja sfidat dhe të bëjmë fansat tanë të lumtur”, u shpreh Nozadze.

Gjithashtu ai u ndal dhe për Shqipërinë, ku theksoi se ka luajtur një herë në vendin tonë: “Unë nuk kam luajtur në nivel klubesh në Shqipëri gjatë karrierës time, por një herë, unë kam mbrojtur dinjitetin e kombëtares U-21, ku kam luajtur kundër skuadrës së re së Shqipërisë në Tiranë”, tha 42-vjeçari.

Saburtalo eshte nje skuader relativisht e re qe eshte krijuar ne vitin 1999. Ata kane fituar dy here kampionatin Gjeorgjian. Kjo skuader beri nje debut dinjitoz ne Europe ne sezonin 2019-20 duke eleminuar Sheriff Tiraspol ne raundin e pare te Champions League.

Komentoni!