UEFA ka bërë ndarjen në grupe të vogla të skuadrave të kualifikuara për në Ligën e Konferencës dhe Partizani, i cili gjendej në short në vazon kryesore në turin e parë, ka mësuar emrat e 5 kundërshtarëve të mundshëm që do të ketë përballë nesër në orën 14:00 kur të rrotullohen goglat e shortit.

I gjendur në vazon e skuadrave favorite në minigrupin e vet, bashkë me Shkëndijën e Tetovës, Partizani ka kundërshtarë të kalueshëm në teori, por me dy prej tyre që parashikojnë udhëtime të gjata që mund të jenë pak problematike.

Ato janë Saburtalo e Gjeorgjisë dhe Ararat Jerevan e Armenisë, të cilat mund të sjellin probleme sa i përket anës logjistike e udhëtimeve të gjata për zhvillimin e ndeshjeve, por që shohin gjithsesi favorite në teori skuadrën shqiptare.

Një tjetër skuadër në vazon e ekipeve të dobëta të përzgjedhur nga UEFA është Floriana e Maltës, ndërsa të tjerat janë ballkanase. Tuzla e Bosnjë Hercegovinës dhe Deçiçi i Malit të Zi plotëson 5-shen e skuadrave që klubi kryeqytetas do të ketë nesër përballë në shortin e Ligës së Konferencës.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin