Bruno Telushi vishet përsëri i kuq. Mesfushori, i cili ka qenë një nga shtyllat e Partizanit në vitin e titullit kampion, ka vendosur që të kthehet në radhët e të kuqve.

Palët u ndanë dy sezone më parë jo në mënyrën më të mirë të mundshme me Telushin që u transferua fillimisht në Azerbajxhan për të vazhduar atje karrierën e tij. Kthimi në Shqipëri te Egnatia nuk ishte më i miri i mundshëm, pasi mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë e mbeti për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës.

Por pas rikuperimit, ai i ka dhënë lamtumirën rrogozhinasve dhe ishte në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën e tij. Negociatat me Partizanin kanë filluar disa ditë më parë dhe “Panorama Sport” ka mësuar se është arritur akordi që ai të bëhet përsëri pjesë e klubit të kuq,. Zyrtarizmi pritet të bëhet në ditët në vazhdim me Telushin që do të bëhet një element i rëndësishëm i mesfushës që do të ketë në dispozicion Mehmeti.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin