
Partizani-Kastrioti pritet të jetë një sfidë shumë e luftuar, me kryeqytetasit që kërkojnë të “blindojnë” vendin e tretë dhe të Europës në renditje, dhe me krutanët që përtej faktit që e kanë siguruar mbijetesën dhe nuk kanë ndonjë objektiv që duhet ta arrijnë, njihen për lojën e ashpër.
Kjo sfidë që do të nisë në orën 17:00 do të transmetohet në “Super Sport 2”, ndërsa luhet në “Elbasan Arena”.
Formacioni sot: Hoxha, Belica, Bitri, Hadroj, A.Marku, Rrapaj, H.Marku, Masanga, Mala, Stenio Junior, Skuka.
Minutat
- 84′ GOOOL! Shenon edhe Maguette qe shtyn topin ne rrjete nga nje meter larg, ndeshja tashme e mbyllur.
- 77′ GOOOL! Partizani shënon edhe golin e tretë, këtë herë është Cara që ndëshkon portierin Vata
- 56′ GOOOL! Partizani gjen edhe golin e dytë, Skuka sërish dërgon në festë të tijtë teksa kaloi të gjithë mbrojtjen e Kastriotit
- 47′ GOOOL! Partizani zhbllokon ndeshjen, H.Marku shënon para një mbrojtje inekzistente të Kastriotit
- 46′ Fillon pjesa e dyte.
- 45′ Mbaron pjesa e pare
- 40′ Partizani vazhdon te sulmoje ne kerkim te golit.
- 37′ Sërish Partizani më këmbëngulës, në këtë moment është Skuka që godet në nga një kënd i vështirë, grushton portieri Vata
- 32’ Partizani provon, por pa sukses. Goditja e Hadrojt është qendrore dhe kontrollohet pa problem nga Vata.
- 01′ Fillon ndeshja