
Tirana dhe Partizani do të luajnë sot derbin e kryeqytetit në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky derbi do të jetë një nga sfidat më të shumëpritura nga tifozët, si zakonisht.
Eshtë një derbi plot histori ku dy skuadrat kanë luajtur plot 165 takime mes tyre nga viti 1947-2022 në të gjitha kompeticionet, kupë dhe kampionat.
Bilanci
Kur vjen pyetja se si skuadrat rezultojne në përballjet direkte, nuk ka asnjë dyshim. Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 68 ndeshje. Fitorja më e thellë nga këto është 8-0. Bardheblutë numërojnë vetëm 45 fitore. 52 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
Edhe golat e shënuar tregojnë të njëjtën histori. 224 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 179 të bardhebluve.
Ndeshjet e fundit
30 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate:
12/10/13 Partizani-Tirana 1-0;
07/02/ 14 Tirana-Partizani 1-0;
22/03/14 Partizani-Tirana 1-1;
26/09/14 Tirana-Partizani 0-0;
08/12/14 Partizani-Tirana 2-0;
13/03/15 TiranaPartizani 1-2;
04/05/15 Partizani-Tirana 2-2;
03/10/15 Partizani- Tirana 1-0;
07/12/15 Tirana-Partizani 0-0;
04/03/16 Partizani- Tirana 2-0;
04/05/16 Tirana-Partizani 2-2;
25/09/16 Partizani-Tirana 0-0;
02/12/17 Tirana-Partizani 0-0;
20/02/17 Partizani-Tirana 2-1;
28/ 04/17 Tirana-Partizani 1-2;
28/09/18 Tirana-Partizani 0-1;
30/11/18 Partizani-Tirana 2-1;
01/03/19 Tirana-Partizani 0-0;
12/05/19 Partizani-Tirana 2-1;
29/09/19 Tirana-Partizani 1-2;
13/12/19 PartizaniTirana 1-2;
28/02/20 Tirana-Partizani 5-1;
10/07/20 Partizani-Tirana 1-1;
4/12/20 Tirana-Partizani 0-0);
21/01/21 Partizani-Tirana 1- 0;
13/03/21 Tirana-Partizani 1-2;
13.05/21 Partizani-Tirana 0-0;
25/ 10/21 Tirana-Partizani 1-1;
23/12/21 Partizani-Tirana 1-2;
05/03/22 Tirana-Partizani 0-0;