33 herë kampionët ne basketboll per meshkuj kanë humbur ndeshjen e parë “play out” kundër Besëlidhjes me rezultatin 58-65 (10-16, 11- 13, 20-17, 17-19).

Partizani nukka qene ne formen me te mire dhe e nisi ndeshjen shume keq, sidomos me gjuajtje nga tre pike, ndërsa skuadra lezhjane u treguan më e saktë, duke fituar me meritë raundin e parë të duelit të mbijetesës që u zhvillua dje në “Asllan Rusi”.

Pas minutave të para të ekuilibruara, Besëlidhja mori avantazhin për të mos e lëshuar më deri në fund të ndeshjes. Kështu miqtë e fituan periodën e parë 10-16.

Perioda e dytë vijoi me shumë gabime në radhët e Partizanit, që iu deshën rreth 5 minuta për të gjetur koshin e parë në këtë fraksion, të cilin e fitojnë lezhjanët 11-13, për të shkuar në pushim me avantazhin 21-29.

Edhe çereku i tretë i sfidës nis më mirë për miqtë, të cilët madje e thellojnë avantazhin deri në +14 pikë. Por në minutat e fundit Partizani kërkon reagimin dhe afrohet në 41-46 pas 3 periodash.

Kryeqytetasit ngushtojnë deri në 3 pikë në startin e periodës së fundit, por më pas Besëlidhja reazilon disa kosha për ta fituar sfidën me 7 pikë avantazh. Për Partizanin nuk mjaftoi Mired Jani, me kapitenin që realizoi 22 pikë.

Takimi i dytë “play out” do të luhet më datë 7 maj në sallën “Farie Hoti”.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin