
Kukësi pret Partizanin në ‘Kukës Arena” në sfidën e javës së 32-të të “Abissnet Superiore”, e cila do të vendosë shumë për sa i përket garës për Europën.
Skuadrat ndodhen me pikë të barabarta në tabelën e renditjes, me Partizanin që mban vendin e tretë për shkak të sfidave në ndeshje direkte.
Partizani vjen për fitore ne kete takim. Barazimi do ta mbante sërish në vendin e tretë skuadrën e drejtuar nga Mehmeti, por “Demat” nuk kërkojnë të rrezikojnë, pasi gara për një vend në Europë sa vjen e bëhet më e ngjeshur.
Fraksioni i pari foli i gjithi për Partizanin me të kuqtë që u shfaqën dominues ndaj Kukësit. Sinjalin e parë të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti e dhanë që në minutën e tretë kur Stenio Junior iu mohua goli nga traversa, ndërsa vetëm një minutë më pas, verilindorët u kundërpërgjigjen me një goditje pa shënjestër nga distanca e Pablo De Lucas.
Sakaq, vrulli i Partizanit “dërgoi” në gabim edhe Gjelbërim Taipin me Skukës që iu drejtua i vetëm portës kuksiane, kaloi edhe portierin Xhika ndërsa në fund goditja e tij nuk pati forcën e duhur dhe u ndal nga Jorgo Pëllumbi.
Gjithsesi, dominimi i të kuqve u shpërblye në minutën e 26-të kur këtë herë Stenio Junior mposhti Xhikën në një goditje me kokë pas harkimit të Carës. Sulmuesi i të kuqve pati fatin edhe të hyjë në histori si lojtari i parë që shënon gol në impiantin e ri të verilindorëve, “Kukës Arena”.
Një minutën më pas, sërish fati nuk ishte në anën e Partizanit pasi Skuka u ndal nga shtylla. Por, festa e dytë për kryeqytetasit ishte rezervuar për minutën e 40-të teksa këtë herë Skuka shërbeu në zonë për Stenio Junior dhe braziliani nuk fali por dyfishoi shifrat. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë, verilindorët kishin një “marsh” më shumë për të ndryshuar fatet e ndeshjes. Dhe, goli erdhi në minutën e 52-të me anë të Luka Milunovic i cili shënoi me portën e boshatisur teksa më parë nga shtylla ishte ndalur tenttativa e Edi Basa.
Në të 63-tën, Feijao i rrëmben topin Markut në zonë, pason për Milunovic por në fund serbi ndalet nga Belica. Ndërkaq, Stenio Junior shpërdoron një rast flagrant teksa përfitoi pas një mosmarrëveshje të Lulajt dhe De Luca. Braziliani provoi të ndëshkonte Xhikën me një parabël, por portieri e kuptoi idenë dhe e ndali topin në kohë.
Në vazhdim, Kukësit i munguan rastet konkrete ndërsa Partizani administroi mirë ndeshjen teksa në minutën e 91-të mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Maguette i cili u ndëshkua nga arbitri Hamiti pas një gjesti antisportiv ndaj Lulajt.
Të kuqtë ruajnë vendin e tretë dhe fitojnë duelin direkt ndaj Kukësit. Kështu, Partizani i trajnerit Dritan Mehmeti ruan formën dhe pas fitores me Dinamon koleksionojnë triumfin e dytë radhazi.
Formacionet
KUKËSI: Xhika, Lulaj, De Lukas, Gj. Taipi, S. Taipi, Basa, Ndreca, , Milunoviç, Gligorov, Pëllumbi, Da Silva. Trajner: Diego Longo
PARTIZANI: Hoxha, Belica, A. Marku, H. Marku, Skuka, Stenio Zhunior, Mala, Cara, Hadroj, Bitri, Rrapaj. Trajneri: Dritan Mehmeti
Minutat
- 90′ Perfundon ndeshja, 1-2 per Partizanin.
- 90+7 Karton i kuq edhe për De Lucas, ndërhyrje e ashpër ndaj Carës
- 90+6′ Kukësi i afrohet barazimit, por Bahtiri gjen vetëm rrjetën e jashtme
- 90’ Maget ndëshkohet me karton të kuq për një gjest antisportiv??? Partizani me 10 lojtarë në fund të sfidës.
- 89’ Lulaj pason në mënyrë të gabuar mbrapa, Xhika shpëton portën nga goli i Carës.
- 87’ Karton i verdhë për Lulajn për një faull ndaj A. Markut gjatë aksionit.
- 87’ Gjuajtje nga distanca e Rrapajt, sfera përfundon në duart e Xhikës.
- 86’ Largohet Ndreca nga fusha e lojës për të aktivizuar Markun, i cili shkon në qendër të sulmit dhe jo në prapavijë.
- 80’ Mala i lë vendin në fushë Muratajt në minutat e fundit të sfidës.
- 78’ Tre kundërsulme radhazi të skuadrës së Partizanit, që nuk finalizohen dot nga lojtarët e të kuqve të cilët nuk gjejnë hapësira gjuajtje.
- 72’ Bitri ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Feizhao.
- 70′ Mosmarrëveshje mes Lulajt dhe De Lucas, përfiton Stenio Junior i cili provon një goditje me parabël, por Xhika kupton idenë e brazilianit dhe e ndal.
- 67’ Insistim i Feizhao nga e majta, pasimi i tij në fundore për Milunoviç sjell gjuajtjen e menjëhershme të sulmuesit, por sfera devijohet jashtë.
- 65’ Skuka lë fushën e lojës për t’i bërë vend Maget në radhët e të kuqve në minutat e mbetura të kësaj sfide.
- 62’ Sulm i shpejtë i Rrapajt në krahun e majtë, ai arrin të hyjë në zonë por aty ndalet nga Dragoshi i cili çon sferën goditje këndi.
- 53’ Ndeshja ndërpritet për disa momente, pasi nuk ndalen hedhjet e shisheve në fushë nga tifozët vendas. Kapiteni Taipi shkon t’u kërkojë që të ndalojnë pasi përndryshe do të ndërpritet përfundimisht ndeshja.
- 52′ ⚽ GOL 1-2 Kukësi shkurton diferencat, Basa ndalet fillimisht nga shtylla ndërsa më pas Milunovic e shtyu topin në rrjetë
- 51’ De Lukas i shtohet listës së të ndëshkuarve me karton të verdhë në këtë sfidë pas një faulli ndaj Rrapajt.
- 46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim në radhët e Kukësit, pasi Dragoshi merr vendin e Gligorov.
- 46′ Fillon pjesa e dyte
- 45+4’ Përfundon pjesa e parë në Kukës me dy gola të shënuar me kokë nga Stenio Junior
- 40′ ⚽ GOOOL 0-2 Junior me koke pas nje krosi nga Skuka.
- 33′ Pëllumbi tenton të hyjë në zonë mes mbrojtjes së Partizanit, ai ndalohet në mënyrë të parregullt nga Hadroj dhe gjyqtari Hamiti bën shenjë për goditje dënimi. Kuksianët kërkojnë penallti, por pas 2 minutash kontroll nga VAR, eshte e qarte se se kontakti ka qenë jashtë zonës. Ndëshkohet me të verdhë Hadroj.
- 30” Edhe Stenio Zhunior në listën e të ndëshkuarve me të verdhë për një faull ndaj Bashës.
- 28’ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.
- 27’ Shtyllë për Partizanin. Futbollistët e Kukësit gabojnë në largimin e topit që kthehet në asist për Skukën. Ai shfaqet në krahun e majtë i vetëm në zonë dhe gjuan, sfera ndalet nga shtylla ndërsa më pas mbrojtja largon me vështirësi topin.
- 25′ ⚽ GOOOL 0-1 Stenio Junior
- 20′ Tension në fushë pas një ndërhyrje të Markut ndaj Gj. Taipit. Lojtarët nisin një konflikt ndërsa gjyqtari Hamiti ndëshlon me të verdhë dy vëllezërit Taipi, Dragoshin në stol dhe Malën e Belicën nga radhët e Partizanit
- 15′ Skuka rremben nje top ne mesfushe driblon dhe portierin po gjujatja eshte e dobet dhe largohet nga mbrojtja.
- 07′ Goditje dënimi për Partizanin, topi i harkuar në zonë nga e majta gjen Bitrin por goditja e këtij të fundit me kokë kalon mbi traversë.
- 03′ Junior godet traversen
- 01′ Fillon ndeshja