
Tedi Cara ishte nje nga lojtaret me te mire sot per Parrtizanin dhe kontribuesi kryesor ne fitoren 3-1 kunder Dinamos. Ai shenoi dy gola qe ishin vendimtar per tre piket, ne nje ndeshje ky Partizani u detyrua te luante mbi 50 minuta me 10 lojtare.
Ai foli pas ndeshjes per golat e shenuar edhe per te ardhmen te Partizani.
Cara: Prej një viti e gjysëm luajmë bashkë me Stenio Zhunior, dhe kuptojmë shumë mirë lëvizjet e njëri-tjetrit. Te goli i parë i bëmë shumë mirë lëvizjet, më vjen mirë se fituam përballë Dinamos pa presion dhe mund të na hapte punë. Me ekipet e vogla si Dinamo që po bie nga kategoria, kemi hasur vështirësi shumë.
Goli që vulosi fitoren-
Cara: Kur erdhi topi, mendova se e kapi Lilaj dhe mendoja të kthehesha në mbrojtje. Por doli huq e nuk hezitova të vrapoja se në ato momente duhet të gjesh shumë energji se isha i vetëm me portierin.
Gol ndaj Kukësit apo Tiranës?
Cara: Mendoj të arrijmë Europën me Partizanin. Se kujt i shënoj nuk është problem, dëshirë kam t’i shënoj të dyja skuadrave, por e rëndësishme është të sigurojmë pjesmarrjen në Europë.
Shikoni golat e tij sot: