
Minutat
- 90+1’ Matondo lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.
- 85’ 🟨 Ndërhyrje e gabuar nga Hadroj. Karton i verdhë për lojtarin e Partizanit.
- 75’ 🔁 Zëvendësim te Partizani. Largohet Skuka dhe në vendin e tij futet Cara.
- 74’ Kallaku lëshon një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit, por topi përfundon mbi kuadrat.
- 69’ Matondo lëshon një gjuajtje me të djathtën nga jashtë zone, por topi përfundon mbi kuadrat.
- 66’ 🔁 Zëvendësim te Partizani. Largohet Rrapaj dhe në vendin e tij futet Sherif Kallaku.
- 65’ 🟨 Kartoni i dytë i verdhë për Vllazninë. Krymi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe do të mungojë në sfidën e ardhshme.
- 55’ Bitri lëshon një gjuajtje të bukur me kokë, por Zogoviç e kontrollon mirë me duar.
- 52’ 🟨 Xhurxheviç ndërhyn ashpër ndaj Skukës. Karton i verdh për lojtarin. Do të humbasë sfidën tjetër me Skënderbeun.
- 46’ 🔁 Vllaznia e nis me zëvendësim pjesën e dytë. Largohet Kruja dhe në vendin e tij Xhurxheviç.
- 46′ Fillon pjesa e dyte
- 45′ Mbyllet pjesa e pare
- 43’ Rrapaj merr një top të bukur nga Marku dhe lëshon një gjuajtje të bukur drejt portës, por Zogoviç mban portën e tij të paprekur.
- 30’ Gurishta lëshon një gjuajtje me kokë si pasojë e një goditje nga këndi, por Mala largon rrezikun.
- 13′ Vllaznia ka shansin e artë me Adilin, por goditja me kokë e mbrojtësit gjen vetëm rrjetën e jashtme
- 08′ Partizani gjen golin me anë të Skukës, por në fund aksioni vlerësohet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje
- 01′ Fillon ndeshja
Video
Prag-ndeshja
Vllaznia pret në stadiumin “Loro Briçi” Partizanin në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Supriore”. Të dyja ekipet luajnë me qëllimin për të siguruar 3 pikët, për të qenë në garë për një vend në Kupat e Europës.
Vllaznia e drejtuar nga Elvis Plori, ndodhet vetëm një pikë larg Partizanit në renditjen e kampionatit.
Një klasike e futbollit shqiptar, që vjen me gjithë rivalitetin e mundshëm të një finaleje sezoni, që i shikon të dyja skuadrat në luftë për të njëjtin objektiv. Bilanci është shumë i ngushtë ne pese ndeshjet e fundit, pasi 4 prej këtyre sfidave kanë përfunduar në barazim sa i përket lojës së rregullt, ndërsa 1 është fituar nga shkodranët me avantazhin mininal 1-0, çka paralajmëron edhe këtë herë një sfidë të ekuilibruar.
Të dyja skuadrat vijnë pas barazimeve respektive, Vllaznia ndaj Teutës dhe Partizani ndaj Skënderbeut dhe e shikojnë këtë përballje si pikën e kthesës për t’i dhënë zhvillimin final sezonit. Te Partizani kërkojnë revanshin, me Dritan Mehmetin që ka punuar shumë edhe në planin psikologjik. Këtë herë presioni anon nga kampi i tij, jo vetëm për eliminimin në Kupë, por edhe sepse të kuqve u duhet të parakalojnë pikërisht Vllazninë në klasifikim për të siguruar biletën europiane, dhe nga të kuqtë të gjithë presin një skuadër të karikuar në maksimum.
Skuadra ka demonstruar rritje këtë vit kalendarik, por pa pjesëmarrjen në kompeticionet kontinentale sezoni mund të konsiderohet dështim dhe nga një arritje e tillë mund të varet edhe konfirmimi i trajnerit. Sezoni i Partizanit kalon pikërisht nga stadiumi ku nuk fiton që nga tetori i 2019-ës: “Loro Boriçi”.
Formacionet
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Latifi, Hoxhaj, Aralica. Trajner: Elvis Plori
PARTIZANI: Hoxha, Belica, A.Marku, Matondo, Skuka, Stenio Jr., Mala, Murataj, Hadroj, Bitri, Rrapaj. Trajner: Dritan Mehmeti
