Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, e ka vlerësuar si një pikë të vogël kthese atë të skuadrës së tij në Shkodër ndaj Vllaznisë. Ai ka theksuar në “SuperSport” se ekipi po ndjen presionin në këtë pikë të edicionit dhe se ky presion po ndikonte ndjeshëm në lojën e ekipit të tij.

“Ka munguar shpeshherë goditja, edhe pse kemi shkuar në shumë situata në metrat e fundit. Por duke pasur parasysh që është një objektiv shumë i rëndësishëm, mendoj se aspekti psiko-fizik ndikon shumë, ngjeshja e ndeshjeve, presioni për të realizuar, ka sjellë presion në ekuilibrin psiko-motor të lojtarëve. Ajo është çështje personaliteti që duhet të jesh i qetë në të tilla situata. Përgëzoj lojtarët për atë që dhanë sot, vinin nga një skualifikim në gjysmëfinale Kupe, nga një ndeshje e dobët me Skënderbeun dhe gjetën forca që të reagojnë në aspektin psikologjik.

Sa i përket Skukës, nuk është se e zgjidhëm vetëm me Skukën, por duke qenë ai kryesor, Mala dhe Zhunior janë anësorë dhe shpenzojnë energji për të mbyllur aksionet, pastaj është qetësia e momentit që zgjidh shumë situata. Mendoj se skuadra sot bëri mirë, por duhet më shumë qetësi para portës. Murataj mund të ekzekutonte më mirë në pjesën e parë.

Mendoj se erdhëm për të fituar ndeshjen dhe ky barazim nuk është se na jep atë qetësinë, se në këto ndeshje nuk ka më qetësi. Megjithatë është shumë e rëndësishme që kundërshtari nuk realizoi dhe morëm 1 pikë. Ne duhet të kërkojmë nga vetja se duhej ta fitonim këtë ndeshje, por barazimi mban shpresën gjallë.

Problemi është te finalizimi, siç përmenda rastin e Muratajt, edhe mënyra si e interpretojnë në mënyrë individuale sulmuesit, duke pasur parasysh Skukën si i ri. Mesfusha, ku përveç Masanga i cili luan para mbrojtjes dhe ruan ekuilibrin, kemi Kallakun i cili mund të filtrojë pasimet e të jetë golashënues, por kemi pasur probleme sa i përket aspektit fizik të tij. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ka rolin e tillë që të shkojnë të mbushin zonën, janë cilësitë e skuadrës, se Zhunior e Mala vrapojnë shumë e janë prezent. Por për të arritur te goli duhet mbështetje e mesfushorëve të tjerë, e kjo na ka munguar të themi të drejtën dhe jemi munduar me linjat anësore.

Presioni është gjithmonë se kanë veshur fanellën e Partizanit, ndjehet e kanë bërë goxha mirë. Kemi pasur oshilacione në ndeshje të veçanta, por mendoj se kemi pësuar një rënie të madhe psikologjike sidomos nga skualifikimi në Kupë”, tha Mehmeti.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin