Superliga e basketbollit të meshkujve ka nisur dje sfidat e javës së 20-të, me përballjen ndërmjet Partizanit dhe Vllazninë në “Asllan Rusi”.

Shkodranët arritën që të triumfonin me rezultatin 66-75 pas një loje me rivalitet, ku diferencën e bënë në periodën e fundit. Partizanin tani e presin sfidat “play out” kundër Besëlidhjes, takime të vlefshme për qëndrimin në elitë.

Sfida e zhvilluar në kryeqytet ishte interesante dhe e luftuar. Në periodën e parë në parket pati ekuilibër të plotë, teksa gjithçka u mbyll në shifrat 21-21.

Në minutat e para të periodës së dytë, Partizani pati edhe momentin e tij më të mirë në këtë takim, ku arriti që të merrte kryesimin me 6 pikë (30-24), por më pas Vllaznia rikuperoi, teksa e fitoi këtë fraksion lojë 15-18, për të udhëhequr 36-39 pas 20 minutash lojë.

Gjithsesi, 33 herë kampionët e Shqipërisë nuk u dorëzuan lehtë, madje në periodën e tretë arritën të kalonin sërish përpara në shifrat 47-44, kur kishin mbetur edhe 4 minuta nga fundi i periodës.

Por kuqeblutë rikuperojnë, ku edhe pse munden 13-12 në këtë 10- minutësh, janë në kryesim 49- 51 në shifra të përgjithshme pas 3 periodash.

Të kuqtë e trajnerit Erdal Borova, provojnë për përmbysjen, por me kalimin e minutave shkodranët vendosin qetësinë, për ta fituar çerekun e fundit 17- 24 dhe të gjithë takimin me +9 pikë.

Për Partizanin nuk mjaftoi paraqitja fantastike e Daron Henson, protagonist me 29 pikë dhe 9 kërcime. Ndërsa spikati edhe kapiteni Mired Jani, i cili regjistroi 22 pikë dhe 8 kërcime.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin