
Partizani ka luajtur dje ndeshjen e rradhes ne Superliges e basketbollit per meshkuj kunder Tirana Neptun. Takimi eshte zhvilluar ne Pallatin e Sportit ‘Farie Hoti’ ku kane qene te pranishem rreth 200 tifoze.
Pjesa e pare ka qene e bukur dhe e luftuar fort. Partizani e nis mire lojen duke kaluar ne avantazh 3-7. Me pas jane kundershtaret qe permbysin shifrat ne 16-12. Partizani kalon perseri para 16-19 dhe kjo pjese mbyllet ne barazim 19-19.
Por ne pjesen e dyte dhe te trete Partizani nuk arrin te mbaje te njejtin ritem. Tirana Neptun fiton pjesen e dyte 22-13 dhe te treten 23-10 duke u shkeputur me 22 pike. Partizani mundohet te hape lojen ne pjesen e fundit dhe arrin te ngushtoje diferencen, por koha nuk mjafton. Partizani fiton kete pjesen 10-19, por ndeshja mbyllet me humbje 74-61 per 33-here kampionet.
Kapiteni Mirel Jani ishte serish me i miri per te kuqte me 21 pike, 11 topa ne tabele dhe 5 asiste. Robert Philip Konteh beri loje te mire gjithashtu me 12 pike dhe 11 topa ne tabele.
Statistikat e ndeshjes

Renditja – Superliga Meshkuj
# | Team | Pike | Nd. | F | P+ | P- | Dif. |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Tirana NEPTUN | 30 | 18 | 12 | 1596 | 1401 | 195 |
2 | Teuta | 29 | 16 | 13 | 1379 | 1191 | 188 |
3 | Kamza Basket | 27 | 17 | 10 | 1436 | 1421 | 15 |
4 | Vllaznia | 26 | 17 | 9 | 1403 | 1386 | 17 |
5 | Partizani | 23 | 18 | 5 | 1287 | 1351 | -64 |
6 | Dinamo | 21 | 18 | 3 | 1178 | 1529 | -351 |