I rikthyer në janar te partizani, Eneo Bitri po rimerr rolin e liderit të ekipit gradualisht, teksa përveç detyrave mbrojtëse, në dy ndeshjet e fundit në kampionat ka treguar edhe anën tjetër të tij, aftësinë për të shënuar në goditjet standarde.

Për të dytën ndeshje radhazi, mbrojtësi ka gjetur golin, teksa këtë herë dërgoi topin në rrjetën e Teutës për herë të dytë, duke kompletuar përmbysjen e “të kuqve”, të cilët falë dy fitoreve radhazi, besojnë te Europa nëpërmjet kampionatit.

Krahas golit, Bitri bëri mjaft mirë detyrat e tij edhe në mbrojtje, duke fituar shumë duele dhe mbi të gjitha duke rikuperuar plot 19 herë topin, 4 prej të cilëve në gjysmëfushën e durrsakëve.

Ja statistikat e Eneo Bitrit në sfidën ndaj Teutës:

/SuperSport/

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin