Rregullorja e Superligës, ja si vendoset pjesëmarrja në Europë

Eshte mbyllur jave a 28-te e Superiores dhe tani kane mbetur edhe tete ndeshje. Partizani eshte akoma ne loje per nje vend ne Europe, edhe nepermjet kampionatit, por edhe ne Kupe. Por si vendoset se cila skuadra do te marrin pjese ne Europe? Dhe si renditen ato nese jane barazim me pike?

Europa

Klubet që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në garat e organizuara nga UEFA, do të përcaktohen si më poshtë:

  • klubi që shpallet kampion në “Abissnet Superiore” në sezonin 2021-2022, do të marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Kampioneve;
  • klubi që shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
  • klubet që renditen në vendet 2 dhe 3 në klasifikimin përfundimtar të “Abissnet Superiore” do të marrin pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
  • nëse klubi i shpallur kampion i Superiores fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë ekipi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
  • nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë, fiton njëkohësisht edhe Kupën, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
  • nëse skuadra e shpallur kampione, fiton njëkohësisht edhe Kupën dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është e renditur në vendet 2 dhe 3, atëherë skuadra e renditur në vendin e 4-t, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;

Rregullorja e Klasimifimit

Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre në tabelën e klasifikimit përcaktohet duke mbajtur në konsideratë kriteret si më poshtë:

  1. pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  2. diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  3. diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit për sezonin futbollistik 2021-2022;
  4. numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit;
  5. me short;

Renditjen dhe statistikat e ketij sezoni per Partizanin, mund ti shihni ketu.

Komentoni!