Partizani ka marre nje fitore te thelle sot ne basketboll per femra, duke mundur rivalet e kryeqytetit me shifrat 100-65. Ka qene nje ndeshje qe ka nisur me mire per Tiranen, por me pas vajzat e Partizanit kane marre lojen ne dore duke siguruar fitoren.

Pjesa e pare ka qene e luftuar fort, por eshte Tirana qe eshte me e sakte ne gjuajtjet e saj dhe e mbyll ne avantazh 22-28.

Partizani nis me mire pjesen e dyte dhe shenon gjashte pike rresht duke barazuar shifrat ne 28-28. Me pas skuadrat shkembejne kosha, derisa Dajana Baraj shenon nje trepikesh duke kaluar Partizani ne avantazh 38-35. Qe aty Tirana e sheh vetem ne disavantazh deri ne fund. Pjesa e dyte mbyllet 44-41.

Pjesa e trete nis perseri shume mire per Partizanin me pese pike rresht dhe avantazhi shkon ne 49-41. Diferenca vazhdon te thellohet dhe pjesa e trete mbyllet 68-49. Ne pjesen e katert ka dhe me shume minuta per vajzat e stolit te Partizanit qe vazhdojne te tregojne superioritet perballe Tiranes. Pjesa e katert flet plotesisht per Partizanin, qe e fiton 32-16 dhe merr fitoren ne derbi me shifrat perfundimtare 100 me 65.

Me e mira ne fushe per Partizanin, si shpeshhere, ishte kapitenja Ornela Lalaj. Ajo shenoi 28 pike dhe kishte gjithashtu 19 kercime ne tabele dhe 3 asiste. Dajana Baraj shenoi 25 pike dhe dha 12 asiste. Ndeshje e mire dhe per Aida Palkon me 20 pike.

Statistikat

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin