Analizë Superiore/ Partizani “mbret” i dueleve difensive, i dyti për mbajtje topi

Në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe me pjesëmarrjen e videonalistit të kombëtares U19, Fation Bardhi janë pasqyruar statistikisht edhe skuadrat të cilat dallojnë në duelet defensive.

Lider në këtë aspekt shfaqet Partizani me kryeqytetasit që në total deri në këtë pikë të kampionatit kanë zhvilluar 2251 duele defensive me një përqindje prej 61.7% të fituara.

Pas Demave, renditet Tirana me 2147 duele defensive, ndërsa mesatarisht në një ndeshje bardheblutë provojnë 72.43 duele. Pas tyre në këtë statistikë renditet Skënderbeu, ndërkohë që më keq në këtë aspekt ka bërë Kukësi.

Zotërimi ti topit

Në zotërimin e topit në këto tre faza të Superiores, Partizani eshte gjithashtu nje nga skuadrat e kreut.

Në këtë aspekt, Kukësi eshte i pari me 58.9%, Me pas vjen Partizanin, jo shume larg, me 55.2% mbajtje te topit mesatarisht deri tani. Më keq në këtë statistikë ka bërë Skënderbeu që është në zotërim të topit mesatarisht në masën 42.6%.

Komentoni!