
Partizani sfidon Laçin në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për javën e 27, teksa të dy skuadrat nuk njohin fitoren në kampionat prej më tepër se një muaji dhe do të synojnë rikthimin të suksesi.
Të dy trajnerët kanë ndarë mendjen edhe për formacionet, me Mehmetin që i ka besuar “faktorit M” (Matondo, Maguethe, Murataj) në mesin e fushës.
Formacionet
Partizani (4-3-1-2): Hoxhaj; A. Marku, Bitri, Belica, Hadroj; Murataj, Matondo, Mala; Kallaku; Cara, Skuka
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Velkoski, Ignjatovic, Ziko; Deliu, Shehu, Ujka; Mazrekaj, Velija, Guindo
Minutat
- 90+2′ ⌚ Mbyllet pjesa e dyte dhe Partizani fiton 2-1.
- 90’ Kundërzbritje e shpejtë e Skukës, shmang Ignjatoviç e Velkoskin, por gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtësit dhe topi shkon në këndore.
- 85′ 🟨 Deliu ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Malës.
- 79′ 🔄 Maget dhe Sota marrin vendin e Carës dhe Kallakut në fushën e lojës.
- 76′ Laçi gjen rrjetën pas një goditje këndi është Ziko i cili lëshon një predhë që devijohet në shtyllë, pastaj është Adeleke i cili godet gjithashtu shtyllën e në fund Guindo shtyn topin në rrjetë. Por ky i fundit sinjalizohet në pozicion jashtë loje, që konfirmohet qarte edhe nga VAR.
- 60′ 🔄 Liço merr vendin e Muratajt te Partizani
- 60′ 🔄 Mazrekaj i lë vendin në fushë Zulfiut te Laci
- 58′ ⚽ 2-1 GOL Skuka nuk gabon nga 11 metra.
- 57’ Skuka depërton në krahun e djathtë, Velkovski nuk ia del të largojë topin por godet këmbën e sulmuesit dhe për Cjapin nuk ka dyshime: penallti.
- 54′ Cara krijon hapësirë nga e majta për të gjuajtur drejt portës, Dajsinani është në pozicion dhe bllokon topin.
- 50′ 🟨 Velija ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Kallakut.
- 49’ Reagon Partizani me Markun i cili nis një gjuajtje nga e djathta, duke gjetur grushtimin e Dajsinanit.
- 47′ ⚽ 1-1 Adeleke merr një pasim nga Ujka dhe nuk gabon para Hoxhës duke dërguar sferën në rrjetë.
- 45′ ⌚ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Laçi, pasi Adeleke merr vendin e Roganoviç.
- 45+2′ ⌚ Mbyllet pjesa e pare me avantazhin 1-0 per Partizanin.
- 39’ Cara nga e djathta harkon në zonë për Kallakun i cili kontrollon mjeshtërisht dhe gjuan fluturimthi, por godet Ignjatoviç i cili i bllokon rrezen e portës.
- 37’ Goditje dënimi për Partizanin nga e majta, Kallaku harkon drejt shtyllës së dytë për Belicën. Megjithatë, fantazisti i jep më shumë forcë se sa duhet topit që kalon në fundore.
- 30’ Skuka tenton portën me një gjuajtje të fortë nga e majta, sfera devijohet nga mbrojtja kurbinase dhe sjell goditjen nga këndi të radhës për të kuqtë.
- 23′ Hoxha vendimtar me nje pritje qe shpeton porten tone.
- 20’ Skuka shfaqet rrezikshëm në kufijtë e zonës dhe lëshon një gjuajtje me harkim. Dajsinani fluturon dhe grushton sferën, duke evituar golin e dytë.
- 13′ Partizani mundohet të përfitojë nga entuziazmi i golit për të gjetur përsëri rrjetën. Bitri del në ndihmë të sulmit dhe jep një pasim në thellësi për Carën, por kontrollon portieri.
- 10′ ⚽ 1-0 Shenon Bitri. Pas një goditje nga këndi, Murataj harkon në zonë dhe aty Bitri me kokë i vetëm nuk e ka të vështirë të shënojë.
- 01′ ⌚ Fillon ndeshja