Kategoria e parë e basketbollit të femrave nisi javën e 15-të me ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Elbasanit, takim i zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, që shënon edhe startin e fazës së tretë.

Ashtu sikurse pritej, Partizani nuk e pati aspak të vështirë për të siguruar fitoren. Të kuqet triumfuan me rezultatin treshifror 116-48 (26-9, 26-17, 33-13, 31-9). Partizani u dha me shume minuta edhe vajzave te stolit qe bene nje paraqitje shume te mire ne kete ndeshje.

Në paraqitjet individuale spikatën kapitenia Ornela Lalaj me 22 pikë dhe 12 kërcime, Ketjona Fekollari me 26 pikë, 8 kërcime e 7 asiste, si dhe Xhulia Velias me 18 pikë e 9 kërcime.

Por vlen te theksohet nje incident i kesaj ndeshje ne minutat e fundit. Pankina e skuadrës së Partizanit pati një vizitor të “paftuar”, teksa nëpër këmbët e vajzave parakaloi një mi. Kjo mjaftoi që të krijohej panik, teksa të gjitha basketbollistet përfshirë edhe trajneren Ledina Koçi u larguan me vrap drejt cepit te parketit. Për disa çaste u krijua një situatë e pazakontë, madje në radhët e të kuqeve u panë edhe të qara, nga fobia.

Por e keqja eshte se kjo nuk eshte dicka e papritur te pallati i sportit “Asllan Rusi” ku për dekada me radhë nuk vihet dorë dhe nuk investohet sic duhet. Kompleksi nuk përmbush as kushtet më minimale. Era e mykut dhe e banjave kutërbon në të gjitha anët. Për të mos përmendur temperaturat, krejtësisht jashtë çdo lloj standardi për të zhvilluar aktivitete sportive apo dhomat e zhveshjes.

Statistikat

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin