
Me ndeshjet e javës së 14-të që u zhvilluan ditën e djeshme, Superliga e volejbollit të femrave ka mbyllur sezonin e rregullt, për t’ia lënë vend tashmë fazës së nxehtë të kampionatit. Partizani ka marre fitoren e rradhes ne kete jave, duke siguruar keshtu vendin e katert ne renditje dhe pjesemarrjen ne play-off.
Partizani e mbylli sezonin e rregullt duke likuiduar në derbi Barletin 3-0 (25-21, 25-20, 25-15). Me 11 pikë të realizuara, Elisa Beshiri ishte shënuesja më e mirë te kampionet në fuqi.
Me perfundimin e ndeshjeve te kesaj jave, jane vendosur edhe ndeshjet per çerekfinalet e “play off”-it, të cilat do të nisin këtë mesjavë.
Jane 6 skuadra qe marrin pjese ne play-off. Skënderbeu dhe Tirana shkojnë automatikisht në gjysmëfinale si vend i parë dhe i dytë. Ndersa jane ciftet Partizani-Vllaznia dhe Barleti-Lushnja qe do te luftojne per nje vend ne gjysme-finale.
