Nuk ka qene nje fundjave e mire kjo per basketbollin e Partizanit. Skuadrat e meshkujve dhe femrave jane mundur respektivisht nga Teuta dhe Flamurtari.

Ndeshja e meshkujve ka qene e bukur dhe e luftuar fort deri ne fund, kur skuadrat jane ndare vetem nga tre pike. Partizani e nis me mire ndeshjen dhe eshte ne kater pike avantazh ne fund te pjeses se pare. Pjesa e dyte eshte e barabarte dhe Partizani ruan avantazhin me tre pike. Me pas Teuta luan disi me mire dhe permbys rezultatin, por edhe vetem dy pike para ne te treten.

Ndeshja eshte barazim 65-65 me 19 sekonda te mbetura pasi Prodani shenon dy gjujatje te lira. Por nje tre pikesh me shtate sekonda te mbetura vendos ndeshjen dhe i jep fitoren Teutes. Daron Henson ishte me i miri te te kuqte me 22 pike.

Meshkuj: Teuta – Partizani 68-65

Femrat kane pasur nje kundershtar me te forte perballe tyre, Flamurtarin. Partizani ka mundur ta mbaje rezultatin e ngushte, 23-19, ne pjesen e pare. Por ne te dyten vendasit shkeputen me 15 pike avantazh. Pjesa e trete ka te njejten histori, ndersa vajzat e kuqe arrijne te pakten te fitojne pjesen e katert me shifrat 25-20 per ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 86-69.

Ketjona Fekollari ka qene me e mira te Partizani me 10 pike.

Femra: Flamurtari – Partizani 86-69

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin