Sota flet për gjendjen e skuadrës para Kastrotit

Mbrojtësi i Partizanit Eljon Sota ka folur për mediat në prag të ndeshjes së rradhës kundër Kastriotit, e vlefshme për javën e 26-të të Superligës.

Gjendja e skuadrës pas barazimit me Egnatian?

Sota: Ishte një ndeshje për tu harruar sepse nuk morëm rezultatin që donim. Por pavarësisht barazimit ekipi vazhdon që të përgatitet shumë mirë. Edhe këtë javë ka pasur entuziazëm dhe jemi gati për përballjen e radhës.

Ndeshja ndaj Kastriotit –

Sota: Si çdo ndeshje është shumë e vështirë sidomos me Kastriotin që vjen pas disa rezultatesh. Kanë një mënyrë loje që na e bën të vështirë pasi janë shumë agresiv, luajnë në fushën e tyre. Kjo i favorizon dhe do jetë ndeshje e vështirë.

Si e vlerësoni deri tani sezonin e Partizanit?

Sota: Ka pasur shumë ulje ngritje, nuk ka qenë sezoni më i mirë duke pasur parasysh që ekipi i Partizanit synon majat. Kemi kupën në lojë që mund të na shpëtojë.

Besimi në fushë

Sota: Synimi në këtë pjesë të sezonit që ka mbetur janë kupat e Evropës dhe fitimi i kupës. Nuk kemi pasur dhe fatin, por besimin e kemi si në lojë e në stërvitje.

Pozicioni juaj ideal

Sota: Jam qendër mbrojtës, në krah luaj pasi i nevojitem ekipit, por ky është roli im.

Sota dyshe me Belicën

Sota: Nuk e kemi vendosur akoma, kjo është një mundësi. Pjesën tjetër e vendos trajneri se kush do luajë.

Komentoni!