
Partizani ka humbur derbin në Ligën Unike në konkurrencën të femrave ndaj Tiranes. Ndeshja e vlefshme për xhiron e dhjetë dhe të fundit për garat e rregullta, eshte mbyllur me rezultatin 93:89 (19:16, 20:16, 31:35, 23:22).
Çereku i parë ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe. Epërsia më e lartë ishte e Tiranës në fillim 6:1, derisa kjo pjesë përfundoi 19:16. Edhe fillimi i periudhës së dytë ishte i baraspeshuar, e më pas Partizani e gjen veten ne disavantazh 12 pikë, pr arrin te reagoje disi ne fund te kesaj pjese, e cila përfundoi 39:32.
Në periodën e tretë skuadra e Partizanit rikthehet shpejt për të afruar shifrat në 45:44, e më pas duke barazuar shifrat në 63:63, ndërsa rezultati pas 30 minutash loje ishte 70:67. Lojë shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit. 1:24 minuta para fundit të ndeshjes, Partizani ishte duke fituar 87:89, por në momentet vendimtare nuk jane te sakta dhe humbin ndeshjen ne fund me rezultatin 93-89.
Te Partizani u dallua Aida Palko me 34 pikë e 11 kërcime. ndeshje te mire bene edhe kapitenja Ornela Lalaj me 11 pikë e 16 kërcime, si dhe Xhulia Velias me 17 pikë e 7 kërcime.
Partizani i përfundon garat e rregullta me dy fitore e tetë humbje, kurse rivalet renditen me poshte me nje fitore e nente humbje.
Renditja
# | Ekipi | Ndeshjet | Fitoret | Humbjet | Shënuara | Pranuara | Kosh Diferenca | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Penza | 10 | 8 | 2 | 848 | 771 | 77 | 18 |
2 | Flamurtari | 9 | 7 | 2 | 742 | 597 | 145 | 16 |
3 | Prishtina | 9 | 6 | 3 | 766 | 652 | 114 | 15 |
4 | Bashkimi | 10 | 5 | 5 | 771 | 715 | 56 | 15 |
5 | Partizani | 10 | 2 | 8 | 707 | 889 | -182 | 12 |
6 | Tirana | 10 | 1 | 9 | 732 | 942 | -210 | 11 |