Shënoi 2 gola nga stoli, Junior: Pata shumë kritika pas derbit me Tiranën

Sulmuesi Junior hyri në pjesën e dytë në lojë ndaj Egnatias, por pa dyshim ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Braziliani arriti të shënojë dy gola dhe të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja. madje goli i tij i dytë erdhi ne sekondat e fundit kur Partizani ishte me 9 lojtare.

Ai foli për “Panorama Sport” për rastin e humbur ndaj Tiranës, si dhe faktin që skuadra duhet të bënte më shumë ndaj rrogozhinasve. Në lidhje me shqetësimin e Mehmetit, që Zhunior tregohet më efektiv nga stoli, ai shprehet se e ka bërë këtë vetëm dy herë, teksa ka mbi një vit te Partizani.

Nga e shtuna kur humbët atë shans shënimi në derbi, tek e shtuna tjetër kur hyni nga stoli dhe shënoni dy gola. Si jeni ndier gjatë gjithë kësaj jave?

Ishte një moment shumë i vështirë që e humba atë rast shënimi dhe pas asaj mora shumë kritika, por e pashë si diçka normale, sepse gjithçka ndodhi në një ndeshje shumë të rëndësishme për ne dhe tifozët. Unë i di përgjegjësitë e mia dhe jam munduar të qëndroj i qetë dhe i fokusuar në sfidat e radhës.

Dy gola për ju, por një rezultat jo i mirë për skuadrën. Pse ua bëri kaq të vështirë Egnatia?

Po unë shënova dy gola dhe është diçka shumë e mirë për mua personalisht, por për ekipin ishte një rezultat aspak i favorshëm, sepse ne duhet të shënojmë sa më shumë nëse duam të arrijmë objektivat tanë. Kishim shumë momente për të shënuar dhe për të qenë në avantazh, por nuk i shfrytëzuam si duhet. Gjithsesi, duhet të vazhdojmë të besojmë.

Sa i kënaqur jeni me atë që keni bërë në këtë sezon?

Mendoj se kam bërë mirë. Ndihem mirë dhe dua të vazhdoj kështu deri në fund të sezonit.

Komentoni!