Çmimet e biletave per Egnatian, nga 300 deri në 1000 LEK

Partizani do te luaj ndeshjen e rradhes kunder Egnatias ne stadiumin “Elbasan Arena”. Partizani, si skuadra pritese, ka publikuar për këtë takim çmimet e biletave.

Ato do te jene si me poshte:

  • Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1000 Lek (të reja)
  • Biletat në Tribunat: C3, D, E, F dhe G3 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)
  • Tribuna qëndrore: A3, A4, B3, B4, B5, dhe sektorët e tribunave C3, D, E dhe F do të jenë në dispozicion të tifozerisë së kuqe
  • Tribunat qëndrore: A1, A2, B1, B2 dhe tribuna G3 do të jenë sektorët e rezervuar për tifozerinë mike.

Biletat mund ti siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë ora 10:00 deri në orën 19:00, ndërsa të shtunën biletat mund ti gjeni edhe në sportelin pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.

Komentoni!